Maqedoni

Parashikimi i motit

23.02.2024 09:02

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë...

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Era do të fryjë relativisht e fortë me drejtim nga kuadrati i jugut.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 18°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17°C.