Maqedoni

Shkup, shqiptohen 153 gjoba, 9 për tejkalim të shpejtësisë

23.02.2024 09:09

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione  
 
Nëntë gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut për të kontribuar për rrugë më të sigurta.