Botë
Kontrolli i Gazës pas luftimeve, Netanjahu me plan për qeverisjen e Gazës
23.02.2024 09:44
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i paraqiti të ashtuquajturit këshilli i sigurisë në Qeverinë e tij...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i paraqiti të ashtuquajturit këshilli i sigurisë në Qeverinë e tij, planin e përafërt për mënyrën si do të kontrollohet Rripi i Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin. Sipas raportimeve të gazetës “Tajms of Israel”, plani parashikon që në ditët e ardhshme të luftës, e gjithë zona bregdetare të administrohet nga ushtria izraelite.
Shtetet e Bashkuara propozojnë që autoriteti palestinez i "reformuar" i Mahmud Abas të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, por qeveria izraelite po refuzon krijimin e asaj që thotë se është "Fatahstan" (pas fraksionit të zotit Abbas, Fatah), ndërsa akuzon palestinezët për "mbështetje të terrorizmit". Megjithatë, kohët e fundit, kryeministri Netanjahu gjithashtu u duk se përjashtoi zbatimin e idesë së ministrave të tij të ekstremit të djathtë për një vendbanim të ri izraelit në Rripin e Gazës.
ShBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, është në favor të zgjidhjes me dy shtete, të Izraelit dhe Palestinës. Por, Netanjahu kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe deklaron se ushtria izraelite do të mbajë kontrollin e plotë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.
