Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, KSHZ: Nis sot mbledhja e nënshkrimeve

23.02.2024 10:10

Komisioni Shtetëror Zgjedhor fillon zbatimin e procedurave të parashikuara në përputhje me Kodin Zgjedhor...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor fillon zbatimin e procedurave të parashikuara në përputhje me Kodin Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 24 prill.  Prej sot  deri më 8 mars do të zhvillohet mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president. Sipas Kodit Zgjedhor kandidatëve u nevojiten së paku 10 mijë nënshkrime ose të sigurojnë përkrahjen e 30 deputetëve. Afati i përfundimtar i dorëzimit të listës së kandidatëve për president është deri më 19 mars. 
 
“Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahjen e kandidatëve për president fillon me dorëzimin e njoftimit dhe deklaratës për pranim të kandidaturës në KShZ, të cilat pastaj informojnë zyrat e njësive rajonale se do të fillojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të caktuar. Gjithashtu mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët mund të bëhet edhe pranë noterëve të cilat potencohet nga parashtruesi i iniciativës, të cilën e dorëzojnë personat e autorizuar për përkrahjen e kandidaturave për president dhe sipas Kodit Zgjedhor përbëhet nga grupi zgjedhësish me mbledhjen e nënshkrimeve, ku në këtë mënyrë detyrohen të mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime.”, - deklaroi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.