Botë

Pesë viktima në aksidentin e helikopterit në Sao Paolo

03.04.2015 15:57

Pesë persona e kanë humbur jetën në rënien e helikopteri mbi një shtëpi në qytetin brazilian Sao Paolo...

Sipas mediave lokale në aksident jetën e kanë humbur pesë persona, midis të cilëve piloti dhe tre mekanikë.
 
Pas rënies së aeroplanit është evakuuar  popullata lokale. Objekti mbi të cilin ka rënë helikopteri ka qenë në proces të sanimit dhe me siguri në të nuk ka pasur njerëz.
 
Policia po i heton arsyet për rënien e helikopterit, ndërsa tani për tani është bërë e ditur se helikopteri ka qenë në test fluturim pas riparimit.
 
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17 sipas kohës lokale./mia