Maqedoni

Dokumentet personale, formularë të rinj për 140 mijë pasaporta

23.02.2024 10:33

Në pikën kufitare Bogorodicë kanë mbërritur formularët e rinj për 140 mijë pasaporta....

Në pikën kufitare Bogorodicë kanë mbërritur formularët e rinj për 140 mijë pasaporta. Së shpejti pritet një tjetër dërgesë prej 85,000 mijë, duke plotësuar shifrën prej 225,000 mijë formularësh.

“Deri më tani janë marrë pak më shumë se një milion e 500 mijë formularë për dokumente udhëtimi. Qytetarët duhet të paraqesin menjëherë kërkesat për ndryshimin e pasaportave të tyre dhe punonjësit e shërbimeve administrative janë në dispozicion për të gjitha informacionet dhe mbështetjen e nevojshme në këtë proces.”, theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bojmacalijev.