Botë

Anija kozmike amerikane “Odisej” ulet me sukses në polin jugor të Hënës

23.02.2024 10:55

Shtetet e Bashkuara realizuan zbarkimin e parë në Hënë pas gjysmë shekulli me një anije kozmike private...

Anija kozmike amerikane “Odisej”, krenaria e kompanisë private “Intuitiv Mashins”, u ul me sukses pranë polit jugor të Hënës. Sinjali në rreth 400,000 kilometra mbërriti rreth 10 minuta më vonë nga sa ishte planifikuar.  

“Ne mund të konfirmojmë, pa dyshim, se pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës. Urime ekipi “AJ-EM".”, - theksoi drejtori i Misionit Fluturues, Tim Krejn. 
 
Pas gjysmë shekulli, Shtetet e Bashkuara janë kthyer në satelitin e Tokës, një premtim historik për fluturimet e ardhshme komerciale.
 
“Për herë të parë pas gjysmë shekulli, Shtetet e Bashkuara u kthyen në Hënë. Sot, për herë të parë në historinë njerëzore, një kompani komerciale amerikane filloi dhe udhëhoqi udhëtimin atje. Sot është një ditë që pasqyron fuqinë dhe premtimin e partneriteteve komerciale të NASA-s. Urime për të gjithë të përfshirë në këtë kërkim të madh dhe të guximshëm.”, - deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson. 
 
Inxhinierët pranojnë se misioni ishte një sfidë e vështirë. “Odisej” synon të vlerësojë mjedisin në polin jugor të satelitit të Tokës, një zonë me depozita ujore të ngrira me interes të veçantë për misionet e ardhshme të NASA-s, Artemis, të planifikuara për vitin 2026. Pajisja mbart disa instrumente shkencore të NASA-s dhe teknologji të reja. “Odisej” u lansua shtatë ditë më parë nga Qendra Hapësinore Kenedi në majë të raketës Falcon 9, e ndërtuar nga kompania me bazë në Kaliforni SpaceX, në pronësi të Elon Musk. Hera e fundit që një pajisje amerikane u fut butësisht në tokën hënore ishte misioni “Apollo” në vitin 1972.
 
BELINDA KOKA ADEMI