Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
23.02.2024 13:13
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 22.2.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë për litër.
Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 24.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 83,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 42,901 (denarë/kilogram)
