Kërcim me shkop, Duplantis për herë të parë kërceu mbi 6 metra
23.02.2024 16:17
Suedezi Armand Duplatins në mitingun e mbajtur në Clermont...
Suedezi Armand Duplatins në mitingun e mbajtur në Clermont, për herë të parë në këtë sezonë ia doli të kërcejë më shumë se 6 metra. “Mbreti” i kërcimeve me shkop, më pas u orvat të kërcente mbi lartësinë prej 6.24 metra dhe me këtë të shënojë rekord të ri, megjithatë nuk ia doli. Duplantis, vitin e kaluar por në Clermont me kërcimin 6.22 metra, shënoi rekord botëror në palestër. Ai në mbyllje të sezonit të kaluar në Ligën e Dijamantit në Eugen me kërcimin 6.23 metra vendosi rekord absolut botëror.
Francezi Thibaut Collet me kërcimin 5.92 metra u ndal në pozitën e dytë. Në konkurencë të femrave fituese doli kanadezja Alysha Neëman. Ajo ia doli të kërcejë 4.83 metra, ashtu që për 10 cenimetra kishte kërcim më të mirë se amerikania Brigdet Williams. Nderin e atleteve evropiane e mbrojti zviceriania Angelica Moser, që kishte kërcim identic me francezen prej 4.73m. (Gazetar Safet Ademi)