NBA, Curry kalon pragun e 23 mijë pikëve
23.02.2024 16:23
Pas fundjavës së yjeve (All Star), në ligën më të fortë të basketbollit skuadrat e NBA-së...

Pas fundjavës së yjeve (All Star), në ligën më të fortë të basketbollit skuadrat e NBA-së, kanë vazhduar garën e tyre për titullin e kampionit. Në program ishin 12 ndeshje. Kampionët e Denver fituan 130-110 ndaj Washington, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua Nikola Jokic me një “triple double” (21 pikë, 19 rebound, 15 asist). Fiton edhe Boston, që komandon renditjen e NBA dhe të Konferencës së Lindjes. Ekipi i Celtics mposhti 129-112 Chicago jashtë fushe.
White me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike. Skuadra e Golden State, falë 32 pikëve të Stephen Curry, mundi 128-110 Lakers, ndeshje ku për miqtë mungoi James. Me këtë arritje të mbrëmeshme Curry, u bë vetëm basketbollisti I tetë në historinë e NBA-së, që ka shënuar së paku 23.000 pikë dhe me 6.000 asistime iu bashkua :- LeBron James, Russell Westbrook, Kobe Bryant, James Harden, Oscar Robertson, Jerry West dhe John Havlicek.
Vijon sezoni pozitiv i Oklahoma, që mundi 129-107 Clippers, sfidë ku u dallua Alexander Shai me 31 pikë. Oklahoma me këtë fitore ka mbajtur pozitën e dytë në Perëndim (38-17) para Clippers (36-18). Luka Doncic realizoi 41 pikë në fitoren e Dallas, që mundi 123-113 Phoenix, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto muni 121-93 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana mundi 129-115 Detroit, me Haliburton protagonist (25 pikë).
NBA-Rezultatet
Cleveland – Orlando, 109-116
Indiana – Detroit, 129-115
Philadelphia – New York, 96-110
Toronto – Brooklyn, 121-93
Dallas – Phoenix, 123-113
Chicago – Boston, 112-129
New Orleans – Houston, 127-105
Oklahoma – Clippers, 129-107
Denver – Washington, 130-110
Utah Jazz – Charlotte, 107-115
Golden State – Lakers, 128-110
Sacramento – San Antonio, 127-122
