Gardiani Ramaj dhe Ajax shkojnë tutje

23.02.2024 16:25

Diant Ramaj ka pasur paraqitje shumë të mirë në një tjetër sukses të skuadrës së madhe holandeze...

Diant Ramaj ka pasur paraqitje shumë të mirë në një tjetër sukses të skuadrës së madhe holandeze, Ajax, shkrua koha.net. Ramaj ishte në portë tek Ajaxi që të enjten mbrëma fitoi në udhëtim te skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt, me rezultatin 2:1, pas vazhdimeve. Ndeshja e zhvilluar në Holandë kishte përfunduar 2:2. Ajaxi avancon në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm, 4:3. Steven Berghuis shënoi për Ajaxin në minutën e 34-t.
 
Nga minuta e 48-të, mysafirët luajtën pa Josip Shutalon, që u ndëshkua direkt me të kuq. Me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua edhe Albert Gronbaek i vendësve, në minutën e 66-të. Patrick Berg i barazoi shifrat shtatë minuta para fundit dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Kenneth Taylor në minutën e 114-të shënoi për Ajaxin dhe ia siguroi avancimin tutje.