Dinamo Zagreb me Hoxhën shkojnë në fazën tjetër

23.02.2024 16:29

Dinamo e Zagrebit barazoi 1-1 kundër Betis dhe falë fitores 1-0 në Spanjë janë ballkanasit që kalojnë më tej...

Dinamo e Zagrebit barazoi 1-1 kundër Betis dhe falë fitores 1-0 në Spanjë janë ballkanasit që kalojnë më tej. Paraqitje e shkëlqyer e Arbër Hoxhës te Dinamo Zagreb. Asistimi i Arbër Hoxhës ka qenë vendimtar në kualifikimin e Dinamos së Zagrebit, në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës. Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 38-të me golin e shënuar nga Cedric Bakambu. Megjithatë, Takuro Kaneko i barazoi shifrat në minutën e 59-të dhe rezultati nuk ndryshoi më.
 
Hoxha nga krahu i majtë depërtoi mirë dhe harkoi zhargas me të majtën. Kaneko nuk e pati të vështirë për ta shtyrë topin në rrjetë. Futbollisti kosovar luajti deri në minutën e 86-të në suksesin e Dinamos së Zagrebit. Hoxha në edicionin aktual ka pesë gola të shënuar e katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai në janar të këtij viti u transferua nga Slaven Belupo.