“Basketboll EURO 2025”, Maqedonia e Veriut sonte hap ciklin eliminator

23.02.2024 16:35

Përfaqësuesja e vendit në basketboll për meshkuj, tani më disa minuta ka nisur garën për kualifikim....

Përfaqësuesja e vendit në basketboll për meshkuj, tani më disa minuta ka nisur garën për kualifikim në evropianin e ardhshëm të basketbollit. Ndeshja e parë mund të jetë mjaft I rëndësishëm rrugës për të siguruar vizën, pasi estonezët llogariten si një nga kundërshatërt më të denjë për kualifikim në evropianin e ardhshëm. Në të njëjtin grup eliminator me Maqedoninë, janë edhe Lituani dhe Polonia.
 
Kjo e dyta si vend bashkëorganizator i evropianit të 2025-tës, ka siguruar pjesëmarjen në këtë kampionat. Pas ndeshjes me Estonën, në këto eliminatore basketbollistët më të mirë të vendit në terren të huaj do të përballen me Poloninë. Lituani është favorit kryesor i këtij grupi dhe krahas tyre, udhëtari i tretë nga ky grup pritet të mësohet mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë.