Dy vite nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi kërkon përkrahje më të madhe nga Perëndimi

24.02.2024 12:49

Dy vjet nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës...

Dy vjet nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Banorët janë lodhur nga sirenat e rrezikut. Thirrjet për armëpushim po bëhen gjithnjë e më të forta. Që nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kievi dhe Moska janë akuzuar për financimin dhe nxitjen e konfliktit.
 
“Ne dënojmë mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për luftën e agresionit të Rusisë, duke përfshirë Iranin, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mos na ofrojnë armë dhe të kufizojnë eksportin e të gjitha artikujve që janë kritike për ushtrinë ruse” - tha Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dimtrio Kuleba.
 
“Çdo konflikt do të përfundojë herët a vonë. Nuk ka dyshim se edhe konflikti ukrainas do të përfundojë. Sa më gjatë të zgjasë për shkak të mbështetjes perëndimore, aq më pak të favorshme do të jenë kushtet e paqes për Ukrainën. Në planin afatgjatë, do të jetë e rëndësishme se çfarë përfundimesh do të nxjerrë Perëndimi nga kjo” - deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasilij Nebenzi.
 
Kryeministrat e Italisë, Kanadasë, Belgjikës dhe presidenti i Komisionit Evropian, vizitojnë Kievin në shenjë mbështetjeje. Në front, luftimet vazhdojnë. Presidenti ukrainas njoftoi një mobilizim të ri, si shenjë e një ofensive të re. 
 
Ligji është në procedurë të Radës ukrainase - ai parashikon një kufi më të ulët për t'u bashkuar me ushtrinë në 25 vjet.
 
“Nuk kemi municion, nuk kemi pasur dhe nuk kemi”. Në të ardhmen, nëse nuk e kemi, ata do të përgatiten për luftë në Perëndim” - u shpreh një oficer i lartë i Brigadës së Artilerisë. 
 
“Këmbësoria jonë duhet të mbrohet dhe për t'i mbrojtur ata na duhen një numër i madh granatash, të cilat tani nuk i kemi. “Me një numër të tillë predhash është turp të shikosh këmbësorinë në sy”  - tha një nga Komandantët e Njësisë së Artilerisë. 
 
“Situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht serioze, qëllimi i presidentit rus Putin për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar dhe nuk ka indikacione se ai po përgatitet për paqe”  tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 
 
Në prag të përvjetorit, Këshilli i Bashkimit Evropian prezantoi paketën e 13-të të sanksioneve kundër Moskës. 
 
Si përgjigje, Rusia zgjeroi listën e politikanëve të BE-së që i ndalon të hyjnë në vend. Presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi gjithashtu sanksione për luftën dhe vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalni. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)