Zgjedhjet presidenciale, Troshanovski: LSDM dhe DPMNE konkurrentë kryesorë
24.02.2024 14:00
Në zgjedhjet presidenciale...

Në zgjedhjet presidenciale forcat do ti masin 9 kandidat, shumica prej tyre do të konfirmojnë kandidaturën pas grumbullimit të 10 mijë firmave pasi nuk kanë mbështetjen e 30 deputetëve në Kuvend.
Analistët presin që kandiatët të zhvillojn një fushat të fort dhe debat cilësor mes tyre. Sipas tyre gara do tu mundësoj partive politike që të masin fuqin politike që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Analisti Troshanovski pret që në raundin e dytë të konkurrojnë sërish LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
“Siç e treguan zgjedhjet e tjera, do të shohim nëse pakënaqësia e madhe me propozimin francez dhe nënshkrimin e tij nga presidenti do të reflektohet edhe në vlerësimin e tij, duke pasur parasysh rezistencën e madhe të votuesve maqedonas" - tha analisti Marko Troshanovski.
Troshanovski duke komentuar qëndrimin e Ahmetit që cila do parti që dëshiron të koalicionoj me BDI-në, patjetër të pranoj ndryshimin e kushtetutës si dhe presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend, thotë nuk është ide e re, po vlen të shqyrtohet si iniciativ.
Megjithatë ai është i mendimit që duhet të braktiset parimi I demokracis konsensuale.
“Debate të tilla nuk janë risi, propozimi që presidenti të zgjidhet në Kuvend është ide për të cilën është mirë të mendohet , marr parasysh faktin që është post me pak ingerenca. Por çdo lidhje me funksionin shtesë të një presidenti të dytë apo votim me Badenterin, apo kombinime të ngjashme partiake, mendoj se nuk ka absolutisht të bëjë fare me demokracinë dhe nevojat e shoqërisë. Duhet të braktisim parimin e demokracisë konsensuale dhe të ndërtojmë shoqëri civile” - u shpreh analisti Marko Troshanovski.
Partitëpolitike do po përgadisin ofertat e tyre për zgjedhjet presidencial si dhe ato parlamentare , por fjalën në fund të ditës do ta kenë qytetarët. Ata do të tregojnë se çfarë të duan më 24 prill, dhe më 8 maj. (Sanije Kasami, TVM2)
