Dy vite nga agresioni rus në Ukrainë, Osmani nga OKB: Rusia kërcënim për Ballkanin dhe BE-në

24.02.2024 15:25

Rusia është kërcënim për Ballkanin Perëndimor....

Rusia është kërcënim për Ballkanin Perëndimor por edhe për Europën nëse agresioni nuk ndërpritet dhe vazhdon të shtrihet në gjithë Ukrainën, ka alarmuar ministri për punë të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. 
 
Në takimin e zhvilluar me rastin e dy vjetorit të nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Osmani konsideron se kërcënimi rus duhet luftuar së bashku duke kërkuar edhe llogari ndërkonbëtare nga Rusia.
 
“Përgjigja jonë është e qartë: jo Rusisë, po Europës të bashkuar, të fortë dhe të integruar. Kundërshtimi ynë për Rusinë duhet të jetë I zëshëm dhe konzistent. Obligjimi ynë është që ta nxjerim Rusinë para përgjegjësië morale të drejtësisë dhe politike ndërkombëtare. Vendi ynë qëndron së bashku me botën e lirë, I cili beson në idealet e paqes, lirisë dhe demokracisë.” - tha Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani. 
 
Osmani-Kuleba: Bashkëpunimi më se i nevojshëm kundër agresorit 
 
Ministri Osmani veçmas ka takuar homologun e tij Ukrainas Dimitrio Kuleba. Të dy ministrat, të të njëtit mendim se, bashkëpunimi kundër agresorit duhet të jetë më I fuqishëm. 
 
“Federata ruse është kërcënimi më i madh për sigurinë e Europës, Ballkanit Perëndimor, por edhe Maqedonsië së Veriut. E rëndësishme është që nga këtu të vazhdojë mbështetja e Ukrainës, pasi nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë ne jemi të rradhës.” - u shpreh Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani. 
 
“Është dukshëm bashkëpunimi, mbështetja dhe miqësia që dy kombet tona kanë. Falënderoj popullin e Maqedonisë së Veriut dhe homologun tim Osmanin për mbështjen dhe e ardhmja jonë është e përbashkët, në Bashkimin Europian, është e ardhmja e paqes dhe zhvillimit.” - theksoi Ministri për Punë të Jashtme të Ukrainës, Dimitrio Kuleba. 
 
Në mbledhjen kushtuar Ukrainës folën shum ministra për punë të jashtme të vendeve të ndryshme të globit. Ata I bënë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën dhe të tërheq trupat ushtarak për ti hapur rrugën bisedimeve për zgjidhje të qëndrueshme  ruso ukrainase. (Meral Ismaili, TVM2)