Botë
Obama: marrëveshja me Iranin e bën botën më të sigurt
03.04.2015 16:50
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka përshëndetur marrëveshjen për kufizimin e programit bërthamor iranian...

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka përshëndetur marrëveshjen për kufizimin e programit bërthamor iranian, duke e cilësuar një “marrëveshje historike” e cila, nëse implementohet, do ta bëjë botën më të sigurt.
Marrëveshja, e arritur pas bisedimeve të gjata dhe intensive, synon të parandalojë prodhimin e armëve bërthamore nga regjimi i Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Irani dhe 6 fuqitë botërore të përfshira në procesin e negociatave tashmë duhet ta finalizojnë marrëveshjen.
Ajo është mirëpritur nga iranianët, të cilët kanë festuar në rrugë, por për Izraelin ajo kërcënon mbijetesën e tij.
ERSAN PAJAZITI
