Vizita e Xhaferit në Tetovë, BESA: Xhaferi nënçmoi nëpunësit policor
24.02.2024 18:45
Lëvizja Besa ka dënuar inspektimin...

Lëvizja Besa ka dënuar inspektimin e bërë të Kryeministrit Xhaferi në hapësirat e Sektorit për Puën ët Brendshme në Tetovë. Sipas tyre problemet në instucione janë pasojë e qeverisjes së BDI-së. Kërkojnë që problemet të zgjidhen me zgjidhje ligjore.
“Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë ad-hoc në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku "shefa" janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së.” - tha Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa.
