Agravon situata në Paris, fermerët e zemëruar futen në Panairin e bujqësisë

24.02.2024 20:09

Një grup fermerësh francezë...

Një grup fermerësh francezë mësynë në Panairin e Bujqësisë që po zhvillohet në Paris, duke krijuar trazira.
 
Kjo ndodhi përpara vizitës që kishte planifikuar të bënte presidenti i Francës, Emanuel Makron.
 
Një takim i cili u anulua, pas situatës që agravoi, teksa pritej të diskutoheshin zemërimit për kostot, burokracitë dhe rregulloret e gjelbra. Duke u përballur me dhjetëra policë brenda panairit, fermerët bërtisnin dhe brohoritnin, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Makronit.
 
“Kjo është shtëpia jonë”, brohoritën ata, ndërsa policia franceze kërkonte të frenonte demonstratën. 
 
Makron kishte planifikuar të shëtiste më pas në rrugicat e panairit, por që u hodhën të gjitha poshtë.
 
Për këtë arsye lideri francez nuk shkoi as në samitin e G7 nën drejtimin e kryeministres italiane Georgia Meloni, por dërgoi përfaqësues.