Ndërrimi i dokumenteve personale, mision i vështirë për qytetarët

25.02.2024 13:50

Qytetarët vazhdojnë të presin....

Edhe gjatë kësaj fundjave një pjesë e madhe e qytetarëve në këtë vend do të ëndërrojnë të kenë dokumentët e tyre personale me emrin e ri të shtetit, si puna ime të pajisjem me pasaportë të re, por shumë prej nesh ky do të jetë një mision goxha i vështirë për ta realizuar pasi që do t’u nevojitet shumë durim sepse nervozizmi dhe pritjet e gjata të qytetarëve vazhdojnë të jenë prezent para sporteleve të MPB-së

Qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në rradhë para sporteleve dhe në fund të ditës të mos mund i marrin dokumentet e tyre. 

“Kjo është hera e katërt që vijë për të marr pasaportën e re, ndërsa vetëm sot jam kthyer dy herë pasi pash fluks të shtuar të qytetarëve që prisnin për të marr pasaportat e tyre. Shpresoj se tani do të më vijë rradha, do të jetë gati dhe do ta marr pasaportën”

“Më 5 janar u fotografova për pasaportë të re dhe me thanë se për 15 ditë do të jetë gati, mirëpo tre herë që  po vijë dhe po më thonë se ende nuk është gati. Njëjtë erdha edhe sot për të kontrolluar nëse është gati për ta marr”

“Që në dhjetor jam fotografuar, pasaportën e re e kam gati, mirëpo për shkak të pritjeve të gjata që hasa disa herë më herët nuk arrita të marr pasaportën. Shpresojë se sot përfudnimisht do ta marr atë” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Gjendja nuk ndryshon as para sporteleve të dorëzimit dhe fotografimit të qytetarëve për dokumentet e tyre. Edhe këtu ka pritje të gjata, qytetarë të nervozuar pasi që termini i tyre në orarin e caktuar nuk respektohet në praktikë. 

Më të shqetësuar janë mërgimtarët të cilët kanë ditët e numruara në vendlindje e që ende presin të marrin pasaportët e tyre për të migruar drejtë vendeve europiane.   

“Nuk është gati, unë të martën kam paguar për pasaportën e re për 48 orë por ende nuk është gati. Tani pres të pyes pse nuk është gati pasaporta sepse ne duhet të udhëtojmë për Zvicër, ne kemi nxjerur biletat kush do të na i siguroi ato.

M: “Kush vjen i pari aq i mbaron punë edhe sikur të ketë temrin i caktuar nëse dikush tjetër vjen para meje, dhe do të mbarojë punë. Unë pres për tu fotografuar për letërnjoftim, ndërsa terminin e pasaportës e anulova sepse duhet të pres një vit ndoshta deri atëherë ndërroj jetë” – u shpreh Avdi Avdiu, qytetar.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski për TVM2 shprehet i bindur se me arritjen e formularëve të rinj për pasaporta do të përshpejtohet dhënia e dokumenteve personale.

“Kuptohet se tashmë do të përshpjetohet procedura e dhënies së dokumenteve personale dhe se qytetarët më shpejt do ti marrin dokumentet në fjalË. Prej kësaj jave MPB ka filluar t’u dorëzojë qytetarëve mesazhe për kohën kur duhet të vijnë dhe të marrin pasaportët e tyre të gatshme” – tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Njëherit MPB punon edhe në përmirësimin dhe përforcimin e kapaciteve të linjës telefonik përmes së cilës caktohet terminet e qytetarëve për aplikim për dokumentet personale. (Rexhep Qamili, TVM2)