Botë

Sharif: Pakistani në anën e Arabisë Saudite për Jemenin

03.04.2015 16:53

Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përmbysjen e Qeverisë së Jemenit...

Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Nawaz Sharif, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përmbysjen e Qeverisë së Jemenit dhe tha se do të qëndrojë me Arabinë Saudite derisa ajo drejton një koalicion kundër rebelëve shiitë atje.

Sharif, këto deklarata i bëri sot gjatë një konference në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Ai, në një takim për Jemenin përsëriti se çdo shkelje e "integritetit territorial" do të sillte një "përgjigje të fortë" nga Pakistani.

"Pakistani, aleat i afërt i Arabisë Saudite,do të mbajë një seancë të veçantë në parlament më 6 prill, për të debatuar se a duhet t'i bashkohet koalicionit saudit kundër forcave anti-qeveritare në Jemen.

ERSAN PAJAZITI