Sfida me qentë endacak, nëntë kafshime në 24 orët e fundit
Problemi me qentë endacak është i kahmotshëm....

Problemi me qentë endacak është i kahmotshëm, thuajse cdo ditë ndodhin kafshime nga qentë endacak në gjithë vendin por numri më I madh i të regjistruarve janë në kryeqendër.
MPB njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë kafshime qensh në të gjithë vendin, tetë prej të cilave nga qen të pastrehë.
Në stacionin policor në Draçevë, 30 minuta pas mesnate, personi me iniciale A.J. nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Kiro Fetak” në Shkup.
Kafshim nga qentë endacak kanë raportuar edhe pesë persona të tjerë, të gjithë nga Shkupi. Një 59 vjeçar, një tetëdhjetë e një vjeçar dhe disa persona të tjerë.
‘Në Stacionin Policor Qendër, personi me iniciale A.C. 48 vjeç nga fshati Tromegja e Kumanovës, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në afërsi të Kompleksit klinika “Nënë Tereza” në Shkup.’ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të brendëshme.
Raportime për sulm nga qentë e pastrehë ka patur edhe në Kërçovë, Tetovë dhe Koçan.
‘F.O.(50), banor nga Kërçova, dje në stacionin policor në Kërçovë ka raportuar se në rrugën “Magistralen Pat” është kafshuar nga një qen endacak. Në Stacionin Policor të Tetovës S.S.(66) nga Tetova ka raportuar se në rrugën “Jovan Onçevski” është kafshuar nga një qen endacak. Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari A.L (67) nga lagjja Orizari-Koçansko ka raportuar dje se më datë 21.02.2024 rreth orës 15:30 në lagjen Orizari është kafshuar nga një qen në pronësi të personit S.N. Sipas MPB-së po merren masa për zbardhjen e rastit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
