Ngecin investimet në Kodrën e Diellit, pritet formalizimi i marrëveshjes
Miliona investime u premtuan për Kodrën e Diellit....

Miliona investime u premtuan për Kodrën e Diellit, por deri më sot nuk është investuar asgjë, pasi ende nuk ka përfunduar marrveshja mesë Qeverisë së RMV-së dhe invesitorit italian Techno Alpin.
I pyetur për këtë çështje kreyministei i vendit Talat Xhaferi tha se këto pyetje duhet drejtuar drejtorit të ELEM-tursit, por sipas tij janë tre pika ku janë në bisedime.
“Marrëveshjet që nënshkruhen nuk i nënshkruan Qeveria, ka të autorizuar nga sfera e marrëveshjes. Ka institucion, subjekti në Kodrën e Diellit menaxhohet nga ndërmarrje publike, ka drejtorin e vet dhe deri ku është faza ata janë të autorizuar për ecurinë. Sa e di, kontrata ende nuk është e formalizuar në të gjitha pikat, ka tre katër pika kontestuese rreth kohëzgjatjes së koncesionit, rreth kompensimit, rreth mënyrës së menaxhimit, janë disa çështje për të cilat konkretisht ata duhet në aspekt profesional t’i debatojnë.” – tha Kryeministri, Talat Xhaferi.
Ndërkohë drejtori, Adem Avziu, tha se 95% e marrëveshjes është e kompletuar dhe janë duke diskutar për tre pikat e fundit, siç janë Kohëzgjatja e koncesionit, pjesëmarrja e shtetit në përqindje dhe detyrimet ose penalet në qoftë se nuk respektohet marrëveshja të jetë reciproke.
“Marrëveshja ka avancuar shumë dhe është në fazën finale, u bë perpjeke e njejta të mbyllet para zgjedhjeve, por nuk arritëm pasi kishte tre pika të rëndësishme për t’u diskutuar. Si dokumet, 95% është kompletuar. Duhet të dakoordohemi edhe në tre pika siç janë: Pjesëmarrja e shtetit, përkatësisht përqindja e pjesëmarrjes, afati i koncesionit ku është shumë e rëndësishme për ne si shteti si dhe detyrimet të jenë reciproke në qoftëse nuk respektohet marrëveshja nga dyja palët.” – thuhet në komunikatën me shkrim të Drejtorit, Adem Avziu.
Ndërkaq nga kompania italiane “Techno Alpin”, thanë se nuk janë në gjendje të zbulojnë asnjë informacion:“Ende nuk jemi në gjendje të zbulojmë asnjë informacion. Për fat të keq nuk mund të japim asnjë parashikim për përfundimin e marrëveshjes.”
Në qoftëse arrihet marrëveshja, investimi do të kapë vlerën e 180 milion eruove dhe pritet të realizohet në shtatë faza. Në fazën e parë prioritet pritet të ketë ndërtimi i sistemeve për borë artificiale, pasi planifikohet që sezoni të zgjasë më gjatë dhe jo të varet nga reshjet e borës. Faza e parë e cila kap vlerën prej 55 milionë eurove, kap periudhën 2023-2028, ndërsa fazat e tjera (2-7) nga viti 2028 e tutje. (Visar Sadiku, TVM2)
