Sindikata e pavarur e shëndetësisë, paga e punëtorëve shëndetësorë nën mesataren

25.02.2024 17:50

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë...

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë vazhdimisht përballet me probleme dhe punonjësit shëndëtësor marrin paga nën mesataren. Ata kërkojnë që të marrin pagat në harmonizim me pagën minimale sepse në të kundërtën do të protestojnë.

“Dua t’u them që të mos luajnë me ndjenjat e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, të mos bëhen manipulime  sepse pagat janë shumë të ulta dhe këta punëtorë nuk mund ta kalojnë muajin me këto të ardhura. Në muajin mars ne e marrim pagën e muajit paraprak, nëse nuk vie deri te harmonizimi, ne trupi koordinativ i Sindikatës së Pavarur që numëron 40 kryetarë në institucionet publike shëndetësore do të vendosim në tri opsione: protest në kohën e pauzës, protestë nga ora 11 deri në orën14 që do të merrën vetëm rastet urgjente dhe opsioni i tretë është grevë e përgjithshme” – tha Bobe Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.

“Të gjithë ata persona ende punojnë edhe atë nga 1 janari punojnë pa asnjë marrëveshje, tash në këtë periudhë kanë nënshkruar marrëveshje në disa qytete megjithatë nuk e di në cfarë baze e bëjnë këtë që për dikë  të ketë nënshkrim të kontratave e për dikë jo” – deklaroi Kristina Olevska, nga Sindikata në Spitalin “8 Shtatori”.

“Qëndrimi ynë është i qartë, në emër të të gjithë të punësuarve me kontrata në vepër apeloj institucionet kompetente dhe Qeverisë së ardhshme që më në fund statusi ynë i punës të jetë i zgjidhur, ne nuk kërkojmë asgjë më shumë përves të drejtë për jetë dhe ekzistëncë në vend sikur secili qytetarë që të mund të planifikojmë familjen tonë këtu dhe jo jashtë vendit” – tha  fizioterapeuti i diplomuar, Tomas Todorov.

Nga sindikata e pavarur e shëndëtsisë  kërkojnë që  të gjithë të punësuarëve në shëndetësi koeficienti i punës t’u  shumëzohet me pagën minimale prej 22 mijë e 500 denarë, që pastaj t’u  zgjidhen punët në të gjitha sferat në shëndetësi. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)