Botë
Kutia e dytë e zezë e “Germanwings” dëshmon se aeroplani u rrëzua qëllimisht
03.04.2015 17:04
Edhe kutia e dytë e zezë e avionit të “Germanwings” konfirmoi se bashkëpiloti, Andreas Lubitz...

Edhe kutia e dytë e zezë e avionit të “Germanwings” konfirmoi se bashkëpiloti, Andreas Lubitz, dëshironte vërtet të vetëvritej, duke marrë me vete dhe 149 personat e tjerë në bord.
Sipas të dhënave më të fundit, Lubitz ka modifikuar rregulloren e pilotit automatik, pasi e ka futur në funksion atë në mënyrë që avioni të merrte dhe më shumë shpejtësi gjatë humbjes së lartësisë.
Ndërkohë, kompania ajrore gjermane përballet me vështirësi të mëdha financiare, përfshirë këtu dhe dëmshpërblimet që do t’u paguaj familjeve të viktimave.
Për këtë arsye drejtuesit e kompanisë deklaruan se do të reduktojnë ndjeshëm investimet për periudhën 2016–2017.
ERSAN PAJAZITI
