Jemen, sulme të reja ndaj caqeve të “Huthit”

25.02.2024 19:47

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe...

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen të shtunën vonë, si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.

Kjo është hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme të përbashkëta kundër caqeve të Huthit prej 12 janarit.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pothuajse cdo ditë kundër kësaj milicie, e cila kontrollon pjesët më të banuara të Jemenit dhe ka thënë se po kryen sulme ndaj anijeve tregtare në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.