6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor shqyrtojnë mundësitë për investime

26.02.2024 12:34

Kryeministri Talat Xhaferi....

Kryeministri Talat Xhaferi do të marrë pjesë sot në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të mbahet në selinë e Bankës në Londër të Britanisë së Madhe. 
 
Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, Xhaferi do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
 
Gjatë Samitit, kryeministri Xhaferi do të marrë pjesë në ngjarjen qendrore dhe shoqëruese, si dhe do të ketë një takim bilateral me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso. 
 
Nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim theksojnë se ngjarja, e cila mbahet çdo dy vjet, do të mbledhë së bashku gjashtë kryeministrat nga Ballkani Perëndimor, si dhe investitorët ndërkombëtarë, me qëllim që të evidentohen mundësitë e mundshme për investime dhe promovohen bizneset në rajon dhe projektet rajonale ndërkufitare.