Të arrihet konsensus më i gjerë mes palestinezëve

26.02.2024 11:15

Kryeministri palestinez Mohamed Shtajeh...

Kryeministri palestinez Mohamed Shtajeh dorëzoi dorëheqjen dhe ia ka përcjell vendimin presidentit palestinez. Mahmud Abas Shtajeh tha se dha dorëheqjen për të ndërtuar një konsensus më të gjerë midis palestinezëve mbi marrëveshjet politike pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
 
Ky vendim vjen në kohën e rritjes së presionit të ShBA-së ndaj presidentit palestinez, Abas, për të riorganizuar  palestinezët në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare po intensifikohen për t'i dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe për të filluar punën për krijimin e një strukture politike për të qeverisur enklavën pas luftës.