Mungesa e fuqisë punëtore, Zeqiri: Të rriten pagat, të ulen kontributet

26.02.2024 13:42

Mungesa e fuqisë punëtore...

Mungesa e fuqisë punëtore shkakton mosrealizim të investimeve, ngecje në konkurueshmëri dhe ulje të standardit jetësor, rrezik potencial dhe më i dhimbshëm është rritja e deficitit tregtar, rënia e prodhimtarisë dhe ardhja në mundësi e rritjes së importit.
 
“Mund të quhet paradoksale apo asimetrike me atë që ndodh në tregun e punës. Kemi kërkesë për fuqinë punëtore dhe nga ana tjetër oferta thotë se kemi 100 mijë kërkues aktiv të punës dhe nuk ka përputhshmëri. Ka një sistem që nuk është duke dhënë fryte dhe nevojiten reforma. Numri i fuqisë punëtore në vend, të dhënat thonë se në vitin 2020 kemi pasur 800 mijë punonjës aktiv në tregun e punës dhe ky numër në vitin 2022 ka rënë në 692 mijë që kemi 100 mijë punonjës aktiv dhe nga ana tjetër kemi rënie të normës së papunësisë që tregon se qytetarët tanë po e braktisin vendin. Të bëhet liberalizimi i mëtejshëm i fuqisë punëtore dhe kuotën e punëtorëve që marrim nga jashtë të rritet nga 5 mijë në 15 mijë, pasi që biznesi për momentin ka nevojë për 15 mijë punonjës dhe nëse liberalizohet ky nen i fuqisë punëtore do të mbulohej ky boshllëk.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.
 
“Për të shmang ikjen e qytetarëve duhet të rritet standardi i pagave në vend dhe ne kemi propozuar që paga minimale në sektorin privat të bëhet 30 mijë denarë, mirëpo të ulen kontributet nga 52% në 32%, që së paku t’i përafrohemi shteteve fqinje pasi që rrezikojmë që të humbim konkurrencën edhe me punonjësit sezonal, pasi Shqipëria do të rrit pagën minimale mbi  500 euro dhe do të kemi problem dhe me fuqinë punëtore nga vendi ynë që punën sezonale ta punojnë në Shqipëri dhe jo në vendin tonë.”, - theksoi drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri. 
 
Numri i punonjësve aktiv nga viti 2020 deri në vitin 2022 ka shënuar rënie prej 12,94%, njëkohësisht kemi dhe uljen e numrit të të papunësuarve që ndikon në uljen e numrit total të qytetarëve apo normën e papunësisë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)