Koreja e Jugut, shëndetësia në krizë, mijëra mjekë japin dorëheqje

26.02.2024 14:24

Qeveria e Koresë së Jugut..

Qeveria e Koresë së Jugut ka lëshuar një ultimatum për mjekët praktikantë që të kthehen në punë deri të enjten ose do të përballen me veprime ligjore. 
 
Mjekët kanë një javë që nuk punojnë në shenjë proteste kundër planit të qeverisë për të rritur kuotën e pranimeve në shkollën e mjekësisë me 2,000 studentë për shkak të mungesës së stafit. 
 
Ata kërkojnë të përdorin fondet për të rritur tarifat mjekësore, të cilat janë të ulëta. Për shkak të protestës, spitalet kryesore në Seul u detyruan të anulojnë operacionet, duke shkaktuar pakënaqësi te pacientët.
 
“Apeloj për herë të fundit, nëse ktheheni në punë deri të enjten, nuk do të mbani përgjegjësi. Spitalet që keni lënë pas janë plot me pacientë të shqetësuar. Shpresoj se do të ktheheni dhe do të përfshiheni në dialog për hir të një kujdesi më të mirë mjekësor. Mos harroni, zëri juaj do të dëgjohet më fort kur të jeni me pacientët.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë së Koresë së Jugut, Li Sang Min. 
 
Rreth 6,415 mjekë praktikantë në 100 spitale kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, ndërsa rreth 1,600 prej tyre kanë pezulluar punën. 
 
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Koresë së Jugut tha se deri më tani më shumë se 8,400 mjekë i janë bashkuar largimit, shifër kjo ekuivalente me rreth 64% të të gjithë mjekëve rezidentë dhe praktikantë në Korenë e Jugut. (Belinda Koka - Ademi, TVM2)