Lëvizja Antibixhoz: Të miratohet ligji për lojërat e fatit

26.02.2024 14:47

Lëvizja Antibixhoz kërkon nga deputetët e Kuvendit...

Lëvizja Antibixhoz kërkon nga deputetët e Kuvendit që ditën e mërkurë ta votojnë ligjin për lojërat e fatit, që të njëjtat i largon nga shkollat e mesme dhe fillore. Jushi Emurllahu, tha se jemi të zhgënjyer nga votimi i parë, pasi pro ligjit votuan 55 deputetë. 
 
Emurllahu tha se kjo kërkesë nuk është e tyre, pasi kërkesa e tyre është mbyllja e tërësishme e lojërave të fatit, por tha se nga diku duhet filluar dhe kërkon mbështetje nga deputetët e vendit.
 
“Lëvizja Antibixhoz edhe një herë ju bën thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e RMV-së, pasi janë 120 dhe radhën që kaloi, votuan 55. Ne jemi të zhgënjyer me 55 deputetë. Çfarë deputetët tjerë bëjnë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut? Prandaj ne bëjmë apel që ky ligj të kalojë mbi 61 deputetë dhe është ligji i parë që mbron qytetarin nga lojërat e fatit. Duhet filluar nga diku, edhe pse nuk është kërkesa jonë, kërkesa jonë dihet botërisht, ne kërkojmë mbylljen e të gjitha lojërave të fatit.”, - u shpreh Jushi Emurllahu nga Lëvizja Antibixhoz.
 
Përndryshe kjo është hera e dytë brenda këtij muaj që deputetët e Kuvendit duhet ta votojnë ligjin e ri për  lojërat e fatit, pasi të njëjtin nuk e nënshkroi presidentit i vendit, Stevo Pendarovski, me arsyetimin se nuk janë respektuar rregullat dhe sipas tij është keqpërdorur flamuri evropian. 
 
Ndërsa ditë më parë anëtarët e LAB-it i vizitoi kryeministri Talat Xhaferi, ku premtoi se ky ligj do të rivendoset në votim. (Visar Sadiku, TVM2)