Përkujtohet 20 vjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit
26.02.2024 15:07
Njëzet vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski...

Njëzet vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski. Nuk janë shuar ende polemikat për arsyet dhe rrethanat e rrëzimit të aeroplanit qeveritar, me të cilin delegacioni shtetëror po udhëtonte në një event në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Më 26 shkurt 2004, aeroplani qeveritar me presidentin Trajkovski, një delegacion prej gjashtë anëtarësh dhe dy pilotë nuk arriti në Mostar.
Pas 24 orësh kërkimesh në Rotimnje, erdhi një konfirmim për vdekjen e tij. Maqedonia i dha lamtumirën kreut të shtetit. Me dy hetime u hetuan shkaqet e rrëzimit të avionit që shkaktoi polemika të shumta në opinion. Të dy raportet cituan gabimin e pilotit dhe dështimet e tjera indirekte të sistemit si shkakun e rrëzimit të aeroplanit, Kinger.
Në vendprehjen e përjetshme të Trajkovskit dhe anëtarëve të delegacionit në varrezat e qytetit në Butel, lule vendosën bashkëshortja e tij, Vilma; kryetari i shtetit Pendarovski; kryetari i Kuvendit, Mitreski; një delegacion qeveritar nga Ushtria dhe Shoqata e Luftëtarëve. 20 vjetori i vdekjes së ish-presidentit po përkujtohet në vendlindjen e tij në Strumicë dhe Rotimnje.
Boris Trajkovski u bë kreu i dytë i shtetit të Maqedonisë si kandidat i VMRO-DPMNE-së. Nga gjashtë kandidatët, Trajkovski arriti të mposhtë socialdemokratin Tito Petkovski në raundin e dytë zgjedhor.
Ai udhëhoqi vendin në një periudhë shumë të vështirë. Më parë ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme për një periudhë të shkurtër dhe atë në kulmin e krizës së refugjatëve në Kosovë.
Pika e kthesës në konfliktin ushtarak ishte 13 gushti 2001. Presidenti Trajkovski, së bashku me liderët e partive më të mëdha të atëhershme politike dhe përfaqësuesit e posaçëm të Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe ShBA-së, Xhejms Perdue, nënshkruan Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila ishte një hyrje për ndalimin e gjakderdhjes.
Bashkëpunëtorët, miqtë e tij, por edhe kundërshtarët politikë ende po pyesin se si do të ishte pozicionuar në situatën aktuale politike njeriu që konsiderohej se ishte përpara kohës së tij. (Sedat Selimi, TVM2)
