Samiti në Londër, tensione mes Kurtit dhe Bërnabiqit

26.02.2024 15:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u përplasën në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZh-i në Londër. Kur Bërnabiq tha se Kosovën e shohin “si pjesë të Serbisë”, Kurti ia kujtoi kryeministres serbe se ajo quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbanë botës si shtet. 
 
“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, “Kosova e Metohija”. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës dhe Krahina e Demakut. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi.”, - u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 
 
Kurti, njëherit tha se partneri kyç i Kosovës është Bashkësia Evropiane, me të cilën synohet fuqizimi i këtij bashkëpunimi. 
 
Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Evropë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. 
 
"Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse. Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Evropa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin", ka thënë kryeministri i Kosovës, Kurti. (Gyltene Sinani, TVM2)