Xhaferi nga Samiti investues i BERZh-it: RMV-ja është vend atraktiv për investime të huaja
26.02.2024 16:07
Gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit....

Gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit, në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit shpalosën përparësitë dhe dobitë për investime në shtetet e Ballkanit si një fushë për projekte kryesore rajonale.
Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi, me këtë rast tha se RMV-ja ka një gjendje stabile në planin makroekonomik dhe fiskal, proces intensiv të harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me atë të BE-së, mjedis të favorshëm të biznesit dhe programet e zhvilluara mirë të mbështetjes për investitorët.
Xhaferi përmendi edhe politikën tatimore stimulative, evitimin e tatimit të dyfishtë dhe evazionin tatimor.
Maqedonia e Veriut nuk ka ligje që i diskriminojnë investitorët e huaj, u shpreh kryeministri Xhaferi para panelistëve.
“Për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë. Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe porte pranë nesh, si Selaniku dhe Durrësi, kështu që në një kohë të shkurtër produkti i prodhuar këtu mund të arrijë në një vend tjetër, respektivisht deri te destinacioni i fundit.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi.
Argument tjetër për investime në RMV janë stimulimet, gjegjësisht subvencionet për krijimin e vendeve të punës dhe investimeve kapitale. Theksoi se tek ne, tani më funksionojnë me sukses disa zona zhvillimore industriale teknologjike, të cilat janë veçanërisht tërheqëse për investimet e huaja.
U diskutua edhe për prioritetet e qeverive të rajonit, si dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, ku kryeministri Xhaferi theksoi se i gjithë rajoni është i lidhur me autostradë dhe kjo kontribuon në shpejtësinë e komunikimit në aspektin ekonomik.
“Nga aspekti energjetik, gjithsesi që po punohet për interkonektorin, lidhjen e gazit me Greqinë, gjegjësisht me R. Serbisë dhe kjo është në kontekstin e nevojës së brendshme për gazifikim të RSM-së dhe në atë kontekst janë edhe projeksionet për atë lidhje. Këto janë kryesisht projekti, një pjesë e të cilit kryeministri Kurti e përmendi si lidhje me Kosovën, nga ana jonë, që do të thotë gjysma qëndron si obligim dhe është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe dhe pjesa e korridorit për lidhjen korridorit 8 me autostradën A.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi.
Ndërkohë, Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, me miratimin e Ligjit për energjetikë, praktikisht e liberalizon tregun në fushën e energjisë. (Florije Kamberi, TVM2)
