Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë
26.02.2024 16:28
Më se evidente është dallimi mes pagës....
Më se evidente është dallimi mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë neto në vendin tonë. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të statistikave tregojnë se pagë më e lartë neto për muajin dhjetor ka pasur në sektorin programim kompjuterik, respektivisht rreth 100 milionë denarë.
Më tej pasojnë aviacioni civil me pagë mbi 80 mijë denarë. Pasojnë veprimtaritë profesionale teknike dhe shkencore me mbi 60 mijë denarë. Por, edhe më tej në shumë sektorë ekziston mungesë e fuqisë punëtore.
Sipas kryetarit të punëdhënësve, Angell Dimitrov, mungesa më e madhe e punëtorëve evidentohet në sektorët e industrisë, ndërtimtarisë dhe veprimtarisë hotelerike.
“Mungesa e punëtorëve vërehet në industrinë tekstile, ndërtimore, industrinë kimike, në sektorin e ndërtimtarisë dhe hotelerisë dhe turizmit. Në Ohër po bëjnë përgatitjet për sezonin e verës dhe do të sjellin shumë punëtorë nga jashtë. Nëse i krahasojmë edhe përvojat e fqinjëve tanë do të konstatojmë se në këto sektorë më së shumti punësohen punëtorë të huaj.”, - deklaroi kryetari i punëdhënësve, Angell Dimitrov.
Dimitrov shton se sipas rregullativës së Bashkimit Evropian, paga më e ulët duhet të jetë rreth 50 për qind e pagës mesatare. Synimi, sipas tij, është që sa më shumë punëtorë të marrin pagën minimale dhe të gjithë të tjerët të kenë paga më të larta.
Paga mesatare neto nga muaji mars do të jetë 22,500 denarë dhe ende është ndër pagat më të ulëta në rajon. (Flutura Latifi, TVM2)