Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Osmani i pari arrin shifrën 10 mijë nënshkrime
27.02.2024 13:20
Sipas njoftimit të sotëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për numrin e nënshkrimeve të mbledhura...

Sipas njoftimit të sotëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për numrin e nënshkrimeve të mbledhura deri në orën 20:00 të datës 26 shkurt, kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka kaluar pragun prej 10 mijë nënshkrimeve dhe ka 10,528 nënshkrime. Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari, deri më tani ka përkrahje me shkrim nga mbi 8 mijë qytetarë.
Pranë kufirit për sa i përket numrit të nënshkrimeve të mbledhura janë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pas kandidaturës së të cilit kanë nënshkruar 8,400 qytetarë dhe kandidatja e së majtës, profesoresha Biljana Vankovska, e cila deri më tani ka mbledhur 6,237 nënshkrime, si dhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski me 4,718.
Kandidaturat e Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova do të vendosen këtë fundjavë në LSDM dhe VMRO-DPMNE, që nënkupton se në garën presidenciale janë shtatë pretendentë.
