Maqedoni
Kontrollohet ndërlidhja mes dy ngjarjeve, vrasja në Bllacë, shpërthimi i zjarrit në Çair
27.02.2024 11:23
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka bërë ekspertizë në afërsi të Bllacës...

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka bërë ekspertizë në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, te i cili janë parë plagë nga armë zjarri.
Po ashtu lidhur me shpërthimin e zjarrit në një objekt hotelierik në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll.
Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video incizimet. Sipas informacioneve të para, shpërthimi i zjarrit ka qenë i qëllimshëm.
“Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
