Botë

Zelenski viziton Tiranën, të mërkurën mbahet samiti për Ukrainën

27.02.2024 13:38

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot do të vizitojë Tiranën...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot do të vizitojë Tiranën dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas. Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vite po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.
 
Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.
 
Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe përgjatë dy viteve luftë ka ofruar ndihmë për Kievin.