Maqedoni

Çmime të garantuara deri më 29 shkurt, Ministria e Ekonomisë planifikon ndryshime ligjore

27.02.2024 15:22

Ministria e Ekonomisë nuk ka ndryshuar mendjen sa i përket vazhdimit të masës...

Ministria e Ekonomisë nuk ka ndryshuar mendjen sa i përket vazhdimit të masës për çmime të garantuara. Përfaqësuesit e këtij dikasteri mbetën në qëndrimin e tyre që çmimet e garantuara të vlejnë deri në fund të këtij muaj.
 
“Luftën” kundër konkurrencës së pandershme dhe çmimeve të fryra ushqimore, autoritet e Ministrisë së Ekonomisë do ta parandalojnë përmes miratimit të ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. 
 
“Presim që kjo zgjidhje ligjore, e cila është plotësisht në përputhje me rregulloret evropiane dhe me flamur evropian, të miratohet në një kohë sa më të shkurtër. Me ligj presim uljen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bujqësore.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabinetit i ministrit, Kreshnik Bekteshi.
 
Autoritetet e Ministrisë së Ekonomisë janë të bindur se propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, të cilat u miratuam në Qeveri që në dhjetor të vitit 2023 do të vendosin rend dhe rregulla për t’i normalizuar çmimet e fryra të disa produkteve ushqimore. Tani këto ndryshime janë në procedurë parlamentare. 
 
REXHEP QAMILI