Maqedoni

KShZ: Nesër fillon inspektimi publik i listës zgjedhore

27.02.2024 16:00

Në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve...

Në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nesër fillon kontrolli publik i listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Inspektimi do të zgjasë deri më 18 mars, ndërsa përveç drejtorive dhe zyrave rajonale, mund të bëhet edhe përmes ueb-faqes zyrtare. Në drejtoritë rajonale do të mundësohet kërkesa me shkrim për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave të qytetarëve në listën e zgjedhësve. Sipas orarit dhe kodit zgjedhor, lista e zgjedhësve që do të shkojnë në zgjedhje përmbyllet dhe nënshkruhet jo më vonë se 15 ditë para zgjedhjeve.