Pagat e zyrtarëve shtetërorë, LSDM propozon ndryshime ligjore
27.02.2024 16:54
LSDM-ja pretendon....

LSDM-ja pretendon se kanë gjetur një zgjidhje kushtetuese të shëndoshë me të cilën zyrtarët nuk do të marrin për 300 deri në 500 euro pagë më të lartë nga prilli.
Ata në Kuvend dorëzuan amendamentet për të gjitha ligjet që rregullojnë pagat e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Siç njoftuan me këto ndryshime ligjore zvogëlohen koeficientet ekzistuese të pagave.
“Deputetët, ministrat, drejtorët, kryetarët e komunave, gjyqtarët, prokurorët, të gjithë të zgjedhurit dhe të emëruarit ose rreth 1,060 persona përfshihen me këto ndryshime ligjore. Presim mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë. Të gjithë të solidarizohemi dhe t'i mbështesim këto ndryshime ligjore dhe le të shkojnë paratë për qytetarët në vend të pagave më të larta për zyrtarët.”, - deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.
Nëse këto ndryshime ligjore nuk kalojnë deri në fund të marsit, rritja e pagave të zyrtarëve, në varësi të pozitës, do të variojë nga 300-500 euro.
Kjo rritje do të jetë e rregullt çdo vit, sepse Gjykata Kushtetuese uli bazën fikse, kështu që tani me rritjen e pagës minimale do të rriten pagat e 1,060 zyrtarëve. (Ersan Pajaziti, TVM2)