Maqedoni

Petkovski kërkon dorëheqje nga Gruevski dhe Ivanov

03.04.2015 18:27

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministri Gruevski, por edhe të presidentit, Gjorgje Ivanov...

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministri Gruevski, por edhe të presidentit, Gjorgje Ivanov, si kusht për daljen e vendit  nga kriza politike.

“Pyetja kryesore që parashtrohet në këtë situatë është se kush dhe si do ta detyrojë qeverinë aktuale të pranojë këtë lloj të ndryshimeve në vend. Përvojat e deritanishme të Maqedonisë, po nëse doni edhe në rajon, tregojnë se ka nevojë për disa subjekte: presion i madh dhe i koordinuar nga ana e opozitës, presion nga ana e sektorit joqeveritar dhe mediumeve, veçanërisht me rëndësi është zgjimi i forcave demokratike në vet partitë në pushtet, në këtë rast të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe ndihmë konkrete nga BE, SHBA dhe NATO”-vlerëson Petkovski.

Sipas tij, zgjidhja juridike e përgjimeve duhet të fillojë me dorëheqjen e prokurorit publik.