Fillojnë ditët e frankofonisë, Ambasadorët: Frëngjishtja mësohet, në RMV është vlerë
27.02.2024 17:42
Me një agjendë edukative...
Me një agjendë edukative, kulturore dhe zbavitëse fillojnë ditët e frankofonisë në vend. Gjuhë frënge mësohet në shkolla të konsiderueshme të vendit.
Frankofonët pranojnë se gjuha angleze është bërë mjet i komunikimit botëror, por megjithatë edhe gjuha francezë mbetet trend global dhe gjen përqafues në shumë vende në të cilat gjuha frënge është vlerë, thanë ambasadorët e Francës dhe të Zvicrës.
“Nga pavarësia e vendit pati ligj, që e bëri gjuhën angleze gjuhë të parë të huaj detyrimore dhe prej atëherë gjuha frënge e humbi statusin e privilegjit. Por, megjithatë gjuha franceze mësohet në numër të madh shkollash fillore dhe të mesme dhe bëhet fjalë për 1/3 e nxënësve në vend që e mësojnë gjuhën frënge. Ky është numër që vërehet.”, - deklaroi ambasadori i Francës në Shkup, Kiril Baumgartner.
“Promovimi i gjuhëve dhe i gjuhës franceze është me rëndësi, siç është me rëndësi edhe promovimi i gjuhës gjermane si gjuhë e dytë, e tretë shtetërore, por nuk do të thotë se nuk duhet promovuar edhe gjuha angleze, pra debati është këtu. Kur i shohim të rinjtë në Zvicër, mësojnë frëngjisht ose gjermanisht, por njerëzit mes veti flasin anglisht, sepse është gjuhë e mediave sociale, gjuhë e komunikimit.”, - theksoi ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Veronika Hullman.
Javët e frankofonisë do të plotësohen me mbrëmje filmi, koncerte të bendeve zvicerane, ekspozitave dhe festivale në qytetet e vendit. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)