Zgjedhjet presidenciale 2024, vijon mbledhja e nënshkrimeve

27.02.2024 18:33

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani...

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, futet zyrtarisht në garën për presidentit pasi ka siguruar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve. 
 
Zëdhënësi BDI-së , Arbër Ademi informoi se mbledhja e nënshkrimeve është realizuar sipas dinamikës së paraparë. Poashtu ripërsëriti se BDI-ja nuk heq dorë nga ideja, e cila do të dominojë në fushatat parazgjedhore,  që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend. 
 
Ata thonë se do të këmbëngulin në kërkesë edhe gjatë formimit të Qeverisë së ardhshme, edhe pse VMRO-DPMNE dhe LSDM disa herë e kanë refuzuar një iniciativë të tillë. 
 
“Kjo do të mundësojë një president me legjitimitet të plotë kursim prej mbi 20 milion euro në shtet, dhjetra mijra qytetarë do të kursehen nga procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të gjithë qytetarët do të kursehen nga fushata dhe pjesmarrja në zgjedhje për një funksion protokollarë. Ideja rrjedh që nga viti 2009 ku lideri Ali Ahmeti në kongresin e dytë zgjedhor në shkup numëroi  12 pozita deri atëherë të paaritshme për shqiptarët duke përfshir edhe presidentin e vendit”. - tha zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi. 
 
Edhe nga koalicini opozitar VLEN thonë se kandidati i tyre Arben Taravari ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme, por këtë pritet ta konfirmojë edhe zyrtarisht KSHZ.  
 
“Në një afat  prej 24 orëve u mblodhën nënshkrimet e kandidatit të koalicionit VLEN për president, doktor Arben Taravari. U mblodhën shpejtë dhe pa mundim 10 mijë nënshkrime të nevojshme." - tha Bashkim Bakiu nga Koalicioni VLEN. 
 
Por këtë pritet ta konfirmojë edhe zyrtarisht KSHZ.  Qytetarët thonë se  nënshkrimi për kandidattët për president po zhvillohet pa paengesa dhe pritje të gjata. 
 
Qytetarët thonë se  nënshkrimi për kandidattët për president po zhvillohet pa paengesa dhe pritje të gjata. 
 
"E dhash nënshkrimin. Gjithçka ishte e shpejt dhe s'kishim asnjë problem." 
 
"Nuk ka shumë njerëz që presin, as ne nuk pritëm shumë. Gjithçka mbaroi shumë shpejt dhe pa asnjë problem." - thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.  
 
Edhe dy kandidat tjerë janë afër shifrës prej 10 mijë  nënshkrimesh.  Kandidati i levizjes ‘ E DI”, Maksim Dimitrievski,  dër më tani ka 8400 nënshkrime dhe i nevojiten edhe 1600 për të qenë pjesëmarrës i besueshëm në zgjedhje dhe e dyta është kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska me  6.237 nënshkrime.   
 
Stevçe Jakimovski nga GROM ka grumbulluar 4718 nënshkrime. 
 
Kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska nuk kanë nevojë për nënshkrime, sepse në garën presidenciale do të hyjnë me nënshkrimin e 30 deputetëve. 
 
Megjithatë të dy partitë njoftuan se do të mbledhin nënshkrime nga qytetarët. Por deri në këto momente nuk e kanë filluar këtë process. Në listën prej 11 kandidatëve për president, 4 kandidat janë para para sfidës së vështirë për të siguruar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët.
 
Sidoqoftë të gjithë kandidatët kanë afat që të mbledhin nënëshkrimet e nevojshme deri më 8 mars në mesnatë. (Sanije Kasami, TVM2)