Parashikimi i motit

28.02.2024 09:12

Moti sot në Maqedoninë e Veriut....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.
 
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri 18 gradë celsius.
 
Nga dita e enjte deri ditën e shtunë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.