Inspektimi publik i listës zgjedhore fillon sot dhe zgjat deri më 18 mars
28.02.2024 11:31
Thirrja publike për kontrollimin e të dhënave....

Thirrja publike për kontrollimin e të dhënave në listën zgjedhore për zgjedhjen e presidentit më 24 prill dhe për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit më 8 maj fillon sot dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 18 marsit .
Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore, duhet ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ), http://www.sec.mk ose personalisht në departamentet dhe zyrat rajonale të Komisionit.
Gjatë kohës së inspektimit publik, drejtoritë rajonale dhe zyrat e KShZ-së do të punojnë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, duke përfshirë të shtunën dhe të dielën, si dhe gjatë ditëve të festave dhe më 18 mars 2024 deri në ora 24:00.
