Izraeli, Hamasi dhe Katari shprehen kundër optimizmit të Bajdenit

28.02.2024 11:50

Izraeli, Hamasi dhe Katari...

Izraeli, Hamasi dhe Katari kanë paralajmëruar kundër optimizmit të presidentit Bajden se një marrëveshje e mundshme armëpushimi në Gazë mund të ndodhë deri në fund të javës.
 
"Ne mbetemi optimist për rezultatin e këtij ndërmjetësimi, por për momentin nuk ka zhvillime të veçanta që mund të njoftohen.”, tha Majed Al-Ansari – zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit. 
 
Uashingtoni pohon se një marrëveshje është e mundur së shpejti, por Hamasi do të duhet të vendosë për këtë. Ajo që mbështet optimizmin e presidentit është të shohësh konturet e gjera të marrëveshjes. 
 
Ndërmjetësuesit kanë kërkuar për javë të tëra për një formulë paqeje që mund të ndalojë ofensivën shkatërruese, këtë herë përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. 
 
Në të njëjtën kohë, sulmet mes Izraelit dhe Hamasit nuk ndalen. Dhe Hezbollahu vazhdon me shantazhet. 
 
Franca, Jordania dhe Egjipti po japin ndihma në rrugë  ajrore. Edhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë 53 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë.