Xhaferi do të takohet me Zelenskin
28.02.2024 11:15
Kryeministri Talat Xhaferi...

Kryeministri Talat Xhaferi do të mbajë fjalim në Samitin Rajonal për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, fokusi i të cilit është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian.
Në Samit do të diskutohet nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe realizimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun Evropian.
Gjatë vizitës në Tiranë, Xhaferi do të takohet edhe me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, gjatë së cilës është planifikuar nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës.
