Kryeministri Rama dhe presidenti Zelenski firmosin traktatin e miqësisë mes dy vendeve
28.02.2024 12:15
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski...

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ceremonia e firmosjes së traktatit erdhi pas takimit kokë më kokë të kreut të Qeverisë me presidentin ukrainas në kryeministri.
Para nënshkrimit të traktatit, Volodimir Zelenski i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetje i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelenski.”, u tha gjatë ceremonisë sè vlerësimit.
Nga ky samit, parashihet t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën.
Në këtë samit, Kosovën do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Prezent në Samit pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski dhe kryeministri kroat, Adrej Plenkoviq.
Pjesë e takimit përmes teknologjisë ishte edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
