Pritet zgjedhja e anëtarit të KShZ-së, debatohen edhe tema tjera

28.02.2024 12:37

Në mbledhjen e 145-të në Kuvend...

Në mbledhjen e 145-të në Kuvend, në rend dite mes tjerash, janë  Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, në lexim të tretë dhe zgjedhja e anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor.
 
Në mbledhje pritet Abdush Demiri të zgjidhet anëtar i trupit më të lartë zgjedhor në vend. Që ai të zgjidhet, nevojitet mbështetja nga mbi 80 deputetë. 
 
Në rend dite, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave
 
Në rendin e propozuar të ditës së mbledhjes së 145-të janë edhe ndryshimet e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të RMV-së, me procedurë urgjente, propozuar nga VMRO-DPMNE, si dhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogën dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Propozimi i Ligjit për ndryshim të Ligjit për deputetët, propozime të deputetëve të LSDM-së, të cilët kanë të bëjnë me rrogat e funksionarëve.